BE dënon “aktivitetet ushtarake” të Rusisë rreth centralit bërthamor

Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka kritikuar “aktivitetet ushtarake” të Rusisë rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

Granatimet goditën objektin dje , duke shmangur për pak një fatkeqësi të mundshme  dhe Rusia dhe Ukraina nxituan të fajësojnë njëra-tjetrën.

Trupat ruse janë vendosur rreth uzinës bërthamore që kur u mor në dorë në fillim të pushtimit.

Josep Borrell Fontelles i BE-së ka akuzuar trupat e Moskës për një “shkelje serioze dhe të papërgjegjshme të rregullave të sigurisë bërthamore”.