Kompania farmaceutike nga Danimarka, Bavarian Nordic, që është prodhuesi i vetëm i vaksinës së gjeneratës së tretë kundër lisë së majmunit, ka bërë të ditur se do t’i shesë Komisionit Evropian 110 mijë doza të vaksinës për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunit.
Deri më tani lia e majmunit është regjistruar në 15 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ku më së rëndi është goditur Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Franca.
Blerja e vaksinave do të kryhet përmes një mekanizmi të veçantë që e ka vendosur Bashkimi Evropian, si përgjigje ndaj pandemisë së coronavirusit.
Vaksina që prodhon Bavarian Nordic në Evropë quhet Imvanex, kurse në SHBA – Junneos që është prodhuar për të parandaluar përhapjen e lisë.
Kjo vaksinë është treguar efikase edhe kundër listë së majmunit në mbi 85 për qind të pacientëve.
Ajo akoma nuk është miratuar në Evropë për përdorim kundër lisë së majmunit, por është përdorur në Britani të Madhe, e në SHBA është miratuar për përdorim për dy lloje të lisë.