Bashkimi Demokratik për Integrim në një reagim është shorehur se kreu i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski tashmë është i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO dhe anti BE.
Më tej BDI kërkon që ai të tregojë pse i ndaloi kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe pse bën thirrje për luftë.
Reagim i Bashkimit Demokratik për Integrim
Mickoski i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO dhe anti BE të tregojë: Pse i ndaloi kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe pse bën thirrje për luftë?
I izoluar dhe i vetmuar anti NATO dhe BE, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i VMRO DPMNE-së, Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë, pse ka lëshuar urdhër që të mos lëshohen vendime për legalizim për shqiptarët nga ana kryetarëve të tij të komunave, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe bashkëpartiakët e tij bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vitin 2023?
Publikimi i një fotoje me uniformë të kamufluar dhe me kallashnikov të zbarzur ishte paralajmërim i një fushate të planifikuar prej kohësh me paralajmërime për luftë nga VMRO DPMNE dhe me kërkesë për 61 deputetë që të mos ‘kushtëzohen’ nga shqiptarët, sikur Nikolla Gruevski dikur dhe nxiti fjalimin e Aleksandër Nikollovskit në Kuvend, gjatë të cilit ai deklaroi se maqedonasit do të ngrihen në vitin 2023.
Kjo është sjellje skandaloze e liderëve të papërgjegjshëm të VMRO DPMNE-së dhe duhet të dënohet nga të gjithë, duke përfshirë mediat, shoqërinë civile, komunitetin akademik dhe të gjitha partitë që angazhohen për një Maqedoni Europiane, anëtare të NATO-s, me qytetarë të barabartë dhe në bashkëjetesë të shkëlqyeshme ndërmjet të gjitha komuniteteve, për paqe, stabilitet dhe siguri, si dhe zhvillim ekonomik.
Sot, të gjitha partitë, përveç Levicës, po distancohen nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit dhe kapaciteti i saj koalicionues është i barabartë me ZERO dhe pikërisht kjo shkakton nervozizëm tek ta.