Bashkimi Demokratik Integrim (BDI) përshëndet hapat e ndërmarra për fillimin e punimeve për realizimin e projektit më të madh, Korridori i 8-të, projekt infrastrukturor i cili do të kalojë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, por që do të lidh vendet e Ballkanit Perendimor me një infrastrukturë shumë moderne.
Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është i rëndësisë së veçantë pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e Kosovës përmes Bllacës ku po ndërtohet një tjetër autostradë moderne, e deri në Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë, duke e bërë kështu Maqedoninë e Veriut si një urë efikase lidhëse për vendet e rajonit.
Bashkimi Demokratik për Integrim, mirëpret angazhimin e gjithë Qeverisë për jetësimin e këtij projekti dhe konsideron se realizimi i tij do të lehtësojë më shumë jetën e qytetarëve në vend por edhe në rajon, do të risë zhvillimin ekonomik, do të modernizojë transportin në vend.
Projekte të tilla janë në fokus të Programit të Bashkimit Demokratik për Integrim që përmes politikave të saj konkretizon të njejtat në jetën reale, duke bërë kështu një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët në vend.
Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se Korridori 8-të përfaqëson një mundësi të mirë për vendin, qoftë nga pikëpamja politike pasi që do të bëj të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit./INA