Batuta e Ramës për negociatat: Nuk e humb gjumin për kaq, do i pres kur të jenë gati për martesë

“Ata thonë se na duan por s’janë gati për martesë. Do t’i presim kur të jenë gati…”

Kryeministri Edi Rama tha se mos pasja e nja date për konferencën e parë ndërqeveritare nga BE për negociatat, tashmë nuk është një problem që lidhet me vendin tonë, por me vetë BE, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.

Rama tha se tashmë do të pritet vetëm kur BE të jetë gati, ndërsa do të vijohet me reformat për zhvillimin e vendit.

Rama: S’ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE , por nuk jam i shqetësuar dhe nuk po humbas gjumin se kam gjëra tjera më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë, ne e kemi bërë punën tonë , kjo është e gjitha dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë, kur të jenë gati ata le të na e thonë.

Sfida për ne është të ndërtojmë shtet evropian, sepse kjo është ajo çfarë kërkojnë fëmijët tanë dhe çfarë meritojnë vendet tona.

Unë nuk do thoja qëndrimi bullgar, çdo vend i BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa e tjetër e familjes, kjo lidhet me Maqedoninë dhe Bullgarinë kaq. Ata thonë se na duan por s’janë gati për martesë. Do t’i presim kur të jenë gati.

Shtuar 23.06.2021 17:12