Baton Haxhiu: SPAK merret me mesazhet, kërkon të demonizojë persona, kjo e dobëson drejtësinë

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se hetimet e SPAK dobësohen kur janë të bazuara në mesazhe telefonike, apo kur kjo strukturë synon të “demonizojë” njerëz për të patur në krah opinionin publik dhe për të patur sukses me çështjet edhe kur mungojnë faktet apo provat.

“Ka një bindje se kur je në ekzekutiv duhet ti durosh të gjitha, pasi fuqia e shtetit nuk të lejon të sulmosh të tjerët. Është një lloj aksiome e pashkruar, por e vetëkuptueshme. Megjithatë, ka kohë që në botë liderët po e sulmojnë median, gjykatën dhe NGO-të. Nuk ka qenë deri para 10 vitesh kjo logjikë. Këtë e filloi Britania, e shtresoi Amerika, doli në Evropë, ka ardhur edhe në Shqipëri. Sulmet e liderëve ndaj mediave dhe të tjerëve, janë të forta, kjo është betejë.

Po kthehemi te kjo që Rama e bën përballë drejtësisë. Natyrshëm që një një njeri kur i sulmohen njerëzite e tij me fakte apo pa fakte, ai gjen gjuhën e tij për ti mbrojtur. Ajo gjuhë e ka jetëgjatësinë të shkurtër apo të gjatë, kur ballafaqohet me fakte.
Këto fakte e bëjnë drejtësinë e fortë, jo mesazhet telefonike. Mesazhet janë keqkuptim mes njerëzve, nuk e arrijnë suksesin, përkundrazi e dobësojnë drejtësinë.

SPAK është dobësuar kur ka kërkuar përmes mesazheve të demonizojë personat, personalitetet dhe situatat, pasi nuk ka qenë i sigurtë, që faktet janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin.

E arsyetoj ambientin siptar, ashpërsinë e SPAK, përdorimin e mediave… Nëse ka dikush që ka përdorur mediat, janë njerëzit e SPAK.

Ajo që më shqetëson është se nuk e kemi bashkësinë ndërkombëtare këtu për ta zbutur korruptionin por për të rritur numrin e të burgosuve. Kjo më shqetëson. Ambasadat e kanë memorien afatshkurtër, vijnë dhe kryejnë një detyrë. Vijnë me një mandat. Ata fokusohen në atë detyrë. Por konteksti social dhe politk shkatërorhet nëse largohen liderët pa përgatitur nëj lidership të ri.

Mendoj vetëm shikojeni çfarë ka ndodhur me njerëzit ne Kroaci, Bosnje, Serbi, Kosovë. Në Kroaci sidomos, ndëshkimi dhe burgosja e njerëzve nuk është strukturimi i institucioneve pa korrupsion, kjo nuk ndodh, e kam bindje”, tha Haxhiu.


Shtuar 16.02.2026 23:36