Policia e Korçës ka ndërmarrë një operacion të befasishëm kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, pasi një lokal dyshohet se funksiononte si pikë e fshehtë kazinoje.
Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan disa kompjuterë ku ishin të hapura lojëra elektronike të tipit kazino, ndërsa në disa prej tyre u konstatuan edhe faqe që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Operacioni vijon ende dhe policia pritet të bëjë shoqërime dhe arrestime pas përfundimit të verifikimeve. Aktualisht, po merret në pyetje administratori i lokalit së bashku me disa klientë që ndodheshin aty në momentin e kontrolleve.
