BE-ja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e ka zhvendosur përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi planet gjatë një vizite në Ukrainë të premten.
Pasi foli me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, Borrell tha se ata ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.
Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto më parë të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.
First things first. pic.twitter.com/DwVtX8FE06
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) April 9, 2022
Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i saj Luigi Di Maio, njoftoi shërbimi italian i lajmeve Ansa./albeu.com