Bashkimi e bën sërish, refuzon për takim vajzën më simpatike në Për’puthen (VIDEO)

Këtë të premte në “Përputhen” Efi ftoi Bashkimin në një takim 4 minutësh, mirëpo ai e refuzoi. Konkurrenti tha se është në një situatë të vështirë që pas puntatës “Prime” dhe se këtë javë nuk dëshiron të këtë kontakt me asnjërën ndër vajzat.

“Me gjithë respektin që kam për Efin, ndodhem në një situatë shumë të ndërlikuar që pas “Prime” dhe duhet të jem shumë i qartë me veten, me gjërat që kanë ndodhur. Këtë javë nuk dua të kem asnjë kontakt me asnjë vajzë, dua të jem shumë i qetë dhe të marr një vendim për të gjithë gjërat që kanë ndodhur. Ishalla nuk e merr për keq, por ndodhem në një situatë që nuk jam gjendur asnjëherë në jetë. Me gjithë respektin”, u shpreh Bashkimi.

Ndonëse e refuzoi, Efi e mirëkuptoi vendimin e tij.


Shtuar 12.11.2021 20:21