Bashkëqeverisje e PD me Ramën? Fevziu: Më i pushtetshmi pas Enver Hoxhës, do të ishte katastrofë!

” Nëse PD bëhet patericë e PS, për t’i thënë Ramës relaks, brenda një kohe jo të gjatë vendi do të ketë opozitë të rë që do i përmbysë të dyja forcat…”

Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka komentuar figurën e kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë qeverisës.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ai është shprehur se Partia Demokratike nuk duhet që ta pranojnë ftesën për bashkëpunim nga Rama, duke e cilësuar si katastrofë për vendin.

“Edi Rama? Njeriu më i pushtetshëm që nga Enver Hoxha. Edhe për arsye të opozitës. Ka një pikëpyetje të madhe, ç’do bëjë këtë mandat? Historia ka treguar se pesha e madhe e pushtetit, gropos njeriun që e mban.

Është e pamundur që Basha të bashkëpunojë me të. Nëse PD bëhet patericë e PS, për t’i thënë Ramës relaks, brenda një kohe jo të gjatë vendi do të ketë opozitë të rë që do i përmbysë të dyja forcat. Nëse ndodh është katastrofë për vendin. Nëse PD bie dakord, nuk ekziston më,”-tha Fevziu.

Shtuar 7.06.2021 09:06