“Bashkë Fitojmë” prezanton kandidatin për bashkinë Fier, Kryemadhi: Berisha na mësoi të mos kemi frikë të përballemi me krimin

Koalcioni “Bashkë Fitojmë” prezantoi sot kandidatin për bashkinë Fier, Edvar Kodheli.

Në prezantimin e kandidatit krahas ish-kryeministrit, Sali Berisha, ishte edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Në fjalën e saj ajo tha se opozita do të fitojë betejën e 14 majit.

Kryemadhi u shpreh e bindur se kandidati Evdar Kodheli i cili është financier, ekonomist do të bëjë dhe do të paraqesië planin më të mirë për bashkinë e Fierit.

Më tej ajo tha se Berisha i ka mësuar të mos kenë frikë të përballen me krimin, mashtrimin dhe shantazhin.

“Sot ne prezantojmë kandidatin e opozitës për qytetin e Fierit. Suksese kryetar! E di që është betejë e vështirë, por me një ekip të mrekullueshëm, me demokratët e vërtetë të qytetit të Fierit unë jam e bindur që sfida juaj është e realizuar.
Jo për ju po për Fierin dhe për fierakët, për djemtë dhe vajzat e Fierit që sot janë larguar nga qyteti sepse nuk kanë punë, nuk kanë mundësi të zhvillojnë jetën e tyre, sepse sot në Fier ke vetëm pensionistë dhe të papunë, dhe djemtë dhe vajzat e qytetit të Fierit, bashkisë më të pasur të Shqipërisë, janë rrugëve të europës ku enden për të gjetur dhe ndërtuar një jetë më të mirë.
Sot ne kemi përballë një kandidat për kryetar bashkie që pazar për të mos u paraqitur përballë drejtësisë, që është Armando Subashi, i cili bën sikur ka bërë investime të mëdha, por kemi rafineritë e naftës të mbyllura, kemi naftëtarët pa punë, kemi turizmin që nuk ekziston fare, kemi biznese të cilat mbyllen përditë, kemi një bujqësi e cila shkatërrohet çdo ditë e më shumë për shkak të mungesës jo vetëm të fuqisë punëtore por edhe të subvencioneve. Unë jam e bindur që kandidati ynë Evdar Kodheli i cili është financier, ekonomist do të bëjë dhe do të paraqesië planin më të mirë për bashkinë e Fierit, për atë që fjerakët meritojnë. Ky qytet ka nevojë për ndryshimin e vërtetë që duhet të ndodhë në tërë Shqipërinë. Berisha na mësoi të mos kemi frikë të përballemi me krimin, mashtrimin dhe shantazhin dhe kjo është rruga për çdo të ri“, deklaroi më tej Monika Kryemadhi./albeu.com/


Shtuar 8.04.2023 19:39