Basha uron Ditën e Rinisë nga Amerika: Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, nga SHBA, ku ndodhet në vizitë zyrtare ka uruar ditën e rinisë përmes një videomesazhi nga Senati Amerikan.

Gjatë fjalës së tij, Basha shprehet se pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë, ndërsa ka shtuar se janë ata që kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes.

Të lidhura

None found

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”. Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u shpreh Basha.


Shtuar 8.12.2023 20:10