Basha tregon arsyen se përse mund të shkojë në burg

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha një ditë më parë teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor për inceneratorët se nuk do e përmendte kurrë Bashën, nëse ky i fundit do të shkonte një ditë në burg.

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Basha tha se në burg do të shkojë vetëm për t’i çuar cigare Ramës.

“Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo mund të kalojë me batuta”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se Basha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama për aferën e Inceneratorëve, të cilën e konsideron si më të madhen e këtyre 30 viteve, ku sipas tij janë vjedhur 430 milion euro./albeu.com/