Basha takim me të rinjtë e FRPD: Shqipërinë do ta bëjmë bashkë

Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar sot me të rinjtë e FRPD-së të cilëve u ka premtuar se Shqipërinë do ta bëjnë bashkë.

Basha ka thënë se nuk do të tërhiqe asnjë hap pas.

“Kjo sallë e mbushur me të rinj është ferri i tyre, ankthi i tyre. Ne nuk mbajmë sekrete, ky është plani ynë, ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore, për t’ja kthyer institucionet e shtetit shqiptarëve. Çfarë na mungon ne?

Ka vende që hedhin miliarda në arsim dhe produkti është mediokër, por shiko shqiptarët që shkëlqejnë, kjo do të thotë se duhet të investojmë te arsimi, është po aq e rëndësishme si mbrojtja kombëtare. Që të mos pushtohemi nga depresioni ekonomik, na duhet investimi te arsimi.

Marsidi tha se do ta bëjë Lulzim Basha. Unë nuk tërhiqem asnjë hap pas, por vetëm nuk e bëj dot, askush nuk e bën dot vetëm. Ky është një mision i madh, nuk është thjeshtë ndryshim politik, por kulturor. Ndaj ju lus, ju pyes, a do ta bëjmë së bashku Shqipërinë ndryshe, bashkë për të ardhmen e rinisë dhe Shqipërisë” tha ai.

Një koment e kishte edhe për konfliktin brenda PD-së me Sali Berishën.

“Kjo është një përplasje brezash dhe një përplasje kulturash.

Sipas tyre po nuk mendove si unë, je besëprerë, besësharruar, besëthyer, grek, serb, pse, përse nuk mendoj si ti? Ne këto mund ti pranojmë në stadium, por jo në jetën e përditshme. Ja ku e kanë katandisur vendin. Ardhja e rinisë është e domosdoshme” tha ai.


Shtuar 25.01.2022 18:31