Basha takim me banorët e degës 4: Të ardhurat e shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve në degën 4 në Tiranë, pati një ndalesë në zonën pranë shkollës “Bajram Curri”, ku bisedoi me banorë të kësaj lagje.

Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe fotografi nga takimi.

Ai tha se të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, për shkak të korrupsionit.

“Me banorët pranë shkollës “Bajram Curri”, për të dëgjuar zërin e tyre, shqetësimet por dhe idetë që ata kanë për te dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, shkruan kreu demokrat.