Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama aktor të dështuar dhe i ka kërkuar që në foltoren e Kuvendit të japë llogari për shqiptarët, jo ta përdorë për përballje personale.
“Sa qesharak që je! Po mos të ishe njeri që ka në dorë buxhetin dhe fatet e vendit nuk do më argëtojë dot as sa një aktor i dështuar shfaqjesh në çerdhe fëmijësh. Kjo nuk është një Foltore për përballje personale, por është një foltore ku t’i të japësh llogari për shqiptarët. Je kapur më thonj pas foltores dhe pjesë më të keqe të këtyre 30 viteve nuk ka njeri ta ketë përvetësuar në mënyrën më neveritëse sesa ti. Gjërave kryesore nuk u dhe përgjigje. Ke kohë që je në ajër. Nuk kam gjetur asgjë gati, përveç tigrit në zonën time elektorale”, tha Basha./albeu.com