Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video nga takimi i djeshëm me gratë demokrate në njësinë 7 në kryeqytet.
Basha është shprehur se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, por sipas tij nuk mund të mohoen as gabimet e së shkuarës.
Kryedemokrati shtoi gjithashtu se PD do i shpallë luftë të hapur korrupsionit pasi sipas tij është armir i mirëqenies së shqiptarëve.
“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Basha./albeu.com/