Basha nuk njeh pushim pas humbjes së 25 Prillit, njofton një tjetër takim urgjent në selinë blu

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit.

Burimet pranë sëlisë blu bëjnë me dije se pasditen e sotme kryedemokrati do të zhvillojë një tjetër mbledhje.

Në orën 18:00 në selinë qëndrorë të PD në Tiranë do të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Basha dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me të gjithë strukturën e partisë në selinë blu ku u vendos se nuk do të njihen zgjedhjet e 25 Prillit. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2021 16:17