Basha nuk ndalet, propozon ngritjen e tre komisioneve: Për zgjedhjet, çështjen Becchetti dhe inceneratorët

Pasditën e sotme në selinë blu u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të PD. Gjatë mbledhjes,  Basha ka propozuar ngritjen e tre komisioneve: Për Masakrën Zgjedhore, çështjen Becchetti dhe inceneratorët.

Basha deputeteve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Basha:  Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 16:31