Basha nuk do të injorojë protestën e Berishës, çfarë pritet të ndodhë nesër

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që të mos i shmanget protestës që do të zhvillojë nesër përpara selisë blu ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërsa pritet që protesta të nisë në orën 12:00, mësohet se Basha do të mbledhë Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.

Në këtë pikë do të bëhet dhe pozicionimi i anëtarëve të PD-së, se kush do të qëndrojë krah Bashës dhe kush krah Berishës./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 10:35