Basha nis rrugëtimin: Do të jem në 9 qytete të Shqipërisë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur sot turin e tij elektoral nga Saranda. Përpara mbështesve demokratë Basha tha se sot nis një ditë e veçantë.

Kryedemokrati u shpreh se do të jetë sot në 9 qytete të Shqipërisë, ku do të kërkojë të votojnë numrin 9 pa ndryshimin.

“Mirëmëngjes nga perla e Mesdheut. Saranda e bukur e shpresës e bujarisë. Sot është një ditë e veçantë ku nis sot rrugëtimi nga Saranda, sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim. Nga Saranda, në Tropojë, anembanë vendit aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm. Ditën që do të nisë javën drejt së dielës së 25 prillit ku fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

Dielli i Srandës nuk do të jetë më vetëm fakt i natyrës, me votë ata do të sjellin 300 ditë ekonomi dhe mirëqënie.

E kanë lënë për tetë vite rrugën Kardhiq Delvinë pa mbaruar. Energjia ka problemet e saj, që dëmton ekonomitë sarandiote. Tetë vite nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prap në derën tuaj dhe kërkon edhe katër vite të tjera. nuk do tjs hapim derën dështimit. Më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin, tha Basha.


Shtuar 17.04.2021 09:37