Pas njoftimit të përjashtimit të Sali Berishës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar.
Basha përmes një deklarate për mediat njoftoi se, Berisha do të jetë i përjashtuar nga grupi parlamentar deri në shqyrtim të pengesës ligjore me transparencë dhe zbardhjes ligjore.
“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”, tha Basha, duke shtuar se ky është një nga vendimet më të vështira që ka marrë ndonjëherë./albeu.com