Kreu i PD-së Lulzim Basha në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka dhënë mesazhin e tij përmes një postimi në Twitter.
Basha shkruan se korrupsioni është arsyeja pse Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve.
Ai gjithashtu shkruan se korrupsioni vret besimin te e ardhjma dhe zgjidhja është vettingu në politikë.
“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni.
Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja.
Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha./albeu.com
2/4 Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 9, 2021
4/4 …për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre. #vettingnëpolitikë
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 9, 2021