Basha i premton të rinjve: Do shijoni jetën në Shqipëri

Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme nurrës, ku ka takuar disa të rinj.

Ai i ka kërkuar atyre që të mos votojnë Edi Ramën, por të votojnë PD në mënyrë ë të mo ikin p-or të sijojnë jetën në Shqipëri.

“Kush do të përfitojë më shumë nga ky ndryshim sesa vetë ju, të rinjtë. Në planet tona, gjithçka që ka të bëjë me sfidat, dilemat zënë një vend kryesor për t’i adresuar, plotësisht të financueshme dhe koordinuara edhe me Europën, partnerët tanë, për arsimin dhe punësimin me paga të larta, në rastin tuaj me Durrësin e mrekullueshëm, që do ta vendosim në dispozicion jo thjesht të rimëkëmbjes nga tërmeti, por kthimin në një perlë të Mesdheut.

Vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por nëse do të arrini të keni paga dinjitoze, për të ushtruar talentin tuaj dhe shijuar jetën në vendin tuaj apo jo të merrni para borxh për t’u paketuar si sardele për të shkuar me kamionë në Angli” tha ai. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 18:53