Basha e refuzoi publikisht, Rama zbut tonet e “flirton” me Metën: Kemi ngrënë bashkë!

. Është peshku më i shpejtë, i ngjitet një anije sepse ka buzë të trasha dhe anija e merr me vete duke lënë pas peshqit e vërtetë…”

Me këto fjalë iu drejtua kryeministri Rama presidentit Ilir Meta ditën e sotme nga Berati duke zbutur tonet e akuzave dhe gjuhës së përdorur.

Kjo ulje tonesh vjen pas “JO” së prerë që mori Rama nga Lulzim Basha për një bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Edi RAMA: Unë jam i bindur që juve ju vjen keq. Ju vjen vërtet keq dhe do të donit që të të kthehej filmi mbrapsht. Do të donit që të më shikonit mua me Metën këtu sot, e di shumë mirë. Sepse për hir të së vërtetës ai është një politikan i shpejtë, mendon për zgjedhjet e ardhshme.

Nga një farë që hodhi ndërtoi një rrap të madh këtu me LSI-në që sa vinte e rritej. U ngjit pas partisë më të madhe dhe mori copa copa nga trupi i partisë së madhe, është një peshk që quhet peshku pilot.

Është peshku më i shpejtë, i ngjitet një anije sepse ka buzë të trasha dhe anija e merr me vete duke lënë pas peshqit e vërtetë. Anija për LSI-në, PS-ja nuk bëhet më.

Mua mu çmend dhe PS-ja se më vinin dhe më thonin njerëzit, ta bëjmë si LSI-ja, ta bëjmë si LSI-ja. U bë më pas molla që kalb gjithë arkën.

Sot Partia Demokratike krahasuar me 2017-n është rritur. Shumë nga demokratët që vajtën pas peshkut pilot po kthehen në anije. Largimi i kësaj mole nga arka është mission, nuk ka lidhje me numrat. Ne do fitojmë zgjedhjet, do vazhdojmë të qeverisim, por kjo mollë e kalbur duhet flakur jashtë nga arka.

Sëmundja e madhe që LSI-ja futi është present dhe në PS. Ata të PD-së janë tjetë histori sepse duan makina, dy gishta e këto gjëra me gridare, janë në rregull ata.

Këtu kush ju vjen të thotë votoni LSI-në thojini që s’e njihni. Kush ka Akoma ndonjë afeksion për të ta zbresë nga maja. Sikur të kishim pak raki këtu Nasip do kishim… do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe familjes së tij patjetër. Kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq.

Dhe një të dytë do ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe Skraparit, që të zbresë Meta nga maja dhe t’i themi boll më se na turpërove. Faleminderit.

Do kthehem përsëri shumë shpejt këtu, bashkë me Nasipin dhe Baba Takun se është hajmalia jonë. Amnaet shokun tim dhe djalin e vëllanë tuaj Ilir Metën. Është mundësia e fundit për të kthyer për të mos e lënë të përfundojë tek çmendina e Vlorës. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2021 15:51