Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë gjykimin e padisë së bërë nga kreu i PD Lulzim Basha kundrejt aktivistes Evi Kokalari për shpifje.
Mësohet se ky vendim është marrë pasi avokati i Bashës Indrit Sefa ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës.
Kreu demokrat e paditi, pasi Kokalari, ndërsa shfaqet krah Berishës u shpreh se Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD. Por, selia blu e cilësoi shpifje duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme./albeu.com