“Basha e ka humbur betejën e tij”, Fevziu – kryedemokratit: Po nuk ike, të kapin për veshi

Për gazetarin Blendi Fevziu, Lulzim Basha i ka humbur të gjitha shanset në krye PD.

“Basha ka tentuar të takojë të gjithë grupin parlamentar për të fituar kohë por edhe për ti qetësuar pas humbjes. Një parti luftën për të ardhur në pushtet jo për të ardhur e dyta. Lulzim Basha e ka humbur shansin e tij. Nëse PD do shkojë në të njëjtën situatë në zgjedhje Rama fiton 56 bashki. Lulzim Basha e ka humbur betejën e tij.

Ka politikanë të cilët mendojnë që diçka do të ndodhë. Mund të krijohen rrethana gjeopolitike, ka shkuar me idenë që tani mund të ndodhë. 9 muaj thotë që mund të ndodhë diçka që se parashikoj dot. Për opozitën kjo është fatale.

Ne do kemi në opozitarizëm fake që nuk do mbështet në frymën e opozitës në bazë. Nëse e lejojmë këtë do jetë një nga katastrofat e opozitarizmit. Sot presidenti i Ukrainës një nga simbolet e qëndresës  hyri i vetëm në Ukrainë mes dy kandidatëve të njohur që ishin 2 dinozaur dhe mori 72% të votave. Humbe 1 herë, 2 herë, 3 herë, 4 herë, 5 herë, 6 herë. Po nuk ike të kapin për veshi, fryma opozitare, jo njerëzit”.

Sipas gazetarit as Berisha dhe as Basha nuk janë opsione për kryetar të PD. Fevziu theksoi se duhet një lider jo më i madh se 40 vjeç.

“Demokracia në çdo vend të botës është votë dhe maxhorancë. Berisha thotë se unë jam për garë dhe unë s’mund ti them mos hyr në garë. Unë mendoj se PD ka nevojë për një lider që të mos jetë më i madh se 35-40 vjeç. Sepse brezi i të rinjve aktiv në politikë janë më frymë e re”./abcnews.al


Shtuar 10.03.2022 20:08