Basha doli fitues, si u shpërndanë votat mes 4 kandidatëve për kryetar të PD-së

Tashmë është zyrtare, Lulzim Basha do të jetë sërish kryetar i Partisë Demokratike! Basha fitoi me një diferencë të madhe votash kundrejt Agron Shehajt, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

“Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar,. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhenat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të velfshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë”, tha Jemin Gjana.

Votat e demokratëve mes katër kandidatëve u shpërdanë si më poshtë:

Fatbardh Kadilli : 781 anëtare

Edit Harxhi:  983 vota

Agron Shehaj: 6 938 vota

Lulzim Basha: 32 mijë e 882 vota./albeu.com

Shtuar 14.06.2021 14:49