Basha “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën, lëvizja e fundit që nuk do t’i pëlqejë ish-kryeministrit (FOTO LAJM)

Dita e nesërme duket se nuk do të jetë një ditë e qetë për demokratët. Në orët e para të mëngjesit pritet të nisë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha.

Pikërisht nesër, ku Berisha pretendon shkarkimin e Bashës, kryedemokrati ka ndërmarrë një lëvizje kundër ish-kryeministrit.

Nesër, PD feston ditëlindjen e saj dhe Basha ka ftuar demokratët për të kremtuar së bashku këtë ditë të shënuar të themelimit të PD.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka.

Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar. Selia Qëndrore e partisë Demokratike Tiranë. Ora: 12:00”- shkruhet në ftesën e shpërndarë nga kryedemokrati Basha. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.12.2021 20:07