Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha nga kreu i PD-së.
Topalli e ka quajtur këtë vendim të Bashës si një “ngrirje” për të dytën herë.
Kujtojmë se Topalli ka qenë një mbështetëse e Berishës dhe ka pasur kontradikta me Bashën, pasi ky i fundit nuk e futi në listën e deputetëve./albeu.com/