Basha dha dorëheqjen, por kryetarët e degëve nuk janë dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha dorëheqjen nga funskuini i tij drejtues.

Por menjëherë pas dorëheqjes së Bashës, kryetarët e degëve kanë dalë kundër këtij vendimi.

Vendimin Basha e bëri me dije disa minuta më parë, përmes një deklarate publike për mediat nga selia blu, pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Ndërkohë vetë Basha pas dorëheqjes, deklaroi se nuk ishte aty për karrige, por për të ndihmuar në ringritjen e PD-së./albeu.com/