Basha del në Kuvend dhe sulmon ashpër Ramën: Zot na ruaj, shqiptarët u zhytën në borxhe (VIDEO)

“Nuk është hera e parë që gënjejnë me pandeminë, gënjyen për ndihmën pandemike për rimbursimin, për tenderat, një dosje e cila këndellet në gjumë, SPAK dhe prokuroria. Për jetët e humbura, 16 mijë më shumë se mesatarja  dhe jo shifra rrenacake…”

Gjatë seancës së sotme parlamentare ka mbajtur fjalën edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka akuzuar qeverinë se nuk ia ka dalë dot të menaxhojë pandeminë COVID19.

Kryedemokrati tha sot në Kuvend, se edhe Kosova i dha leksione Shqipërisë, ndërsa shtoi se skemat e hartuara nga qeveria kanë dështuar.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Rendi i ditës së sotme vendos dhe një herë pandeminë në qendër të debateve. Këto ditë është diskutuar në komisione, nga përfaqësuesit e opozitës për vaskinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe nga institucionet. Ashtu si në traditën më të keqe, ajo që nuk thuhet nuk bëhet. Nuk është hera e parë që gënjejnë me pandeminë, gënjyen për ndihmën pandemike për rimbursimin, për tenderat, një dosje e cila këndellet në gjumë, SPAK dhe prokuroria. Për jetët e humbura, 16 mijë më shumë se mesatarja  dhe jo shifra rrenacake.

Këtë nuk  e themi ne, e konfirmon dhe raporti i KE, që konfirmon se Shqipëria ka shtresën më të lartë të vdekjeve. Kur deklarojnë se do ia dalim, zoti na ruajt, ajo fjali ishte si shuplakë dhe pështyre.

Rama shfaqej në ekrane, për të treguar gënjeshta dhe aktrim. Një shuplakë jo vetëm për familjet, duke kaluar një kalvar të gjatë, dhe për ata qindra mijëra që u zhytën në borxhe se ky pushtet i kishte larë duart. Skema e rimbursimit dështoi, në fund të Europës e lanë Shqipërinë, njerëzit humbën punën. Dhanë ndihmën më të ulët ekonomike, na lanë pas dhe vendeve më të vogla që disbursuan më shumë, Kosova po na jep leksion në këtë drejtim, jo më larg se 1 javë më parë, vendosi të ndihmojë familjet që kanë humbur një person nga Covid. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2021 10:40