Kreu i PD-së Lulzim Basha, në mbyllje të fjalimit të tij para selisë blu ka thënë se ata që duan të përçjanë partinë nuk do t’ja dalin.
“Të mos lejojmë që në veçanti këtë ditë, ditën e lindjes së PD, të forcës që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, që nxënësit e dishepujt e demokracisë, që oligarkia që ka sunduar dhe sundon me ndihmën e tyre që të gëzojnë se demokratët janë përçarë. Jo! 11 dhjetori i sotëm është ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlerë. Vendosjes së interesit personal mbi atë të PD dhe shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por, e dimë që jo çdo ditëlindje shkon ashtu siç e duam. Por ne mësojmë dhe ecim përpara me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar dhe që ka motive të pastra, me vendosmërinë për t’i thënë kujto jashtë radhëve tona politike, nga ata që e duan PD të përçarë. S’do ia dilni. Ne jemi të bashkuar, do ia dalim. Fitore Partisë Demokratike, fitore Shqipërisë. Ju uroj demokratëve kudo ku janë, gëzuar 11 dhjetori, ditën e lindës së PD. Zoti bekoftë demokratë dhe Shqipërinë.”, tha Basha.