Debate të forta kanë shoqëruar Komisionin e Ligjeve gjatë ditës së sotme.
Kanë qenë ndryshimet në policinë ushtarakë që kanë sjellë këto debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Në këtë projektligj parashikohet që në zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje, ndërsa mazhoranca kërkon që Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake.
Ndërkohë debate të forta ka sjellë edhe skandali me majorin e shkarkuar të ushtrisë shqiptare në Holandë i cili akuzohet për kultivim kanabisi gjatë një misioni me NATO-n.
Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Gazment Bardhi ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera.
Gazment Bardhi: Një oficer i ushtrisë shqiptare që është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë, që veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën e hiqte veshjen ushtarake ishte angazhuar në trafikim të lëndëve narkotike. Pra kemi çuar në bazë të lartë të NATO, një ushtarak të lartë, të arrestuar në Holandë për trafik droge. Ka patur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, që në fakt nuk sqaronte asgjë, vetëm se i kishte bërë thirrje ushtarakut të kthehet në Atdhe.
Ishte administrator ai i shtëpisë së barit në Holandë. Dua të di cilat ishin veprimet e policisë ushtarake? A ka patur Ministria informacion mbi veprimtarinë kriminale të ushtarakut? Çfarë veprimesh ka kryer SHIU, a keni informacione për zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprimtari të tillë? Si apo sa ndikon kjo çështje në raportet me NATO? A është cenuar siguria e shtetit shqiptarë?
Kotilda Bushka: Sllini lajm gazetash pa lexuar. Qasja se si reagohet ndaj veprimeve të gabuara është ajo që gjykohet. Cila është lidhja me projketligjin që po shqyrtojmë sot?
Dallëndyshe Bici: Forcat e Armatosura, në respekt të uniformës s’mund të identifikohen më këtë rast. Do ndiqen hapat ligjor. Përgjegjësia individuale.
Gazment Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri. Ministria duhet të kryejë hetime pro aktive që të mos çojmë këta ushtarakë që ruajnë shtëpi bari në bazat e NATO-s. Ka dështuar Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.
Klotilda Bushka: S’kemi pse diskutojmë çështje që si përkasin rendit të ditës.
Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë.