Bardhi: Nuk i njoh personat që u përleshën me protestuesit në ballkonin e selisë blu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se nuk i njihte personat që dilnin nga selia e PD-së dhe përlesheshin me protestues në ballkonin e katit të dytë. Bardhi la të kuptohej që ata ishin punonjës të gardës që ndodheshin brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së Bashës.

Pjesë nga diskutimi

Të lidhura

None found

Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?

Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambjent ku kanë hipur është brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…

Artan Hoxha: Janë gardistë?

Bardhi:  Nuk i njoh.

Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….

Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambjentet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës./Opinion.al


Shtuar 13.01.2022 22:31