“Bardhi nuk është më pjesë e PD”, Nikolla lexon njoftimin e Lulzim Bashës për Kuvendin

Gazment Bardhi nuk është më pjesë e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, këtë e konfirmoi në seancën e sotme plenare edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla ka lexuar në fund të seancës njoftimin që kreu i PD, Lulzim Basha i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku e njofton për përjashtimin e Gazment Bardhit nga Partia Demokratike.

Në njoftimin e mësipërm, Basha deklaronte se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e PD, me vendim të kryesisë, pasi i ka mbaruar anëtarësia.


Shtuar 12.10.2023 17:18