Bardhi apelon tek ndërkombëtarët: Reforma territoriale po manipulohet për përfitime elektorale, duhet certifikim nga Venecia

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dërguar një shkresë zyrtare ambasadave dhe organizmave ndërkombëtare në vend, duke shprehur shqetësimin se reforma administrativo-territoriale po avancon pa respektuar standardet demokratike dhe një pakt të përbashkët politik.

Në dokumentin e datës 27 korrik 2026, Bardhi thekson se mënyra si po vepron mazhoranca socialiste përplaset me normat ndërkombëtare, pritshmëritë e BE-së, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe angazhimet që Shqipëria ka marrë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Ai paralajmëron se ekziston rreziku që rishikimi i caqeve administrative të shndërrohet në një mjet për riorganizim territorial me synime elektorale, duke deformuar rezultatet e votimeve vendore që do të pasojnë, si dhe, në mënyrë indirekte, edhe ato parlamentare.

“Çdo ndryshim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, i kryer pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, pa transparencë dhe konsensus, gjeneron automatikisht pasoja zgjedhore dhe i jep përparësi forcës që mban pushtetin. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të quhet as e qëndrueshme dhe as legitime për të gjithë aktorët politikë,” citohet në letrën e Bardhit.

Drejtuesi demokrat u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të marrin një qëndrim publik dhe t’u rekomandojnë qeveritarëve shqiptarë rishikimin e vendimit, zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026, si dhe sigurimin e një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe të mbështetur në konsensus.

Po ashtu, Bardhi insiston që çdo dokument dalë nga puna e këtij Komisioni, përpara se të hidhet në votë në seancën plenare të Kuvendit, të marrë një certifikim paraprak nga Komisioni i Venecias ose nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, si strukturat më autoritative në këtë fushë.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së njofton se ka hartuar një raport të zgjeruar për ecurinë e procesit, ku argumentohet se shumica ka cenuar parimet evropiane mbi të cilat duhej të ngrihej kjo reformë.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort