Bardh Spahia, thirrje shkodranëve për të votuar: Ushtroni të drejtën tuaj qytetar

Kanadidati për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka dalë me një thirrje ndaj qytetarëve shkodranë që ende nuk kanë votuar, të shkojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre.

https://www.facebook.com/bardhspahia/videos/3546387375680269

“Dëshiroj tu bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë që nuk kanë votuar, të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre qytetar nëpërmjet votës. Të vërshojnë drejt qendrave të votimit, me bindjen e tyre se do ta rrisin shkëlqimin e Shkodrës dhe 4 vitet e ardhshme, larg krimit dhe korrupsionit”, tha Spahia.

Kujtojmë se dhe një orë mbyllen qendrat e votimit, dhe më pas nis procesi i numërit./albeu.com


Shtuar 14.05.2023 18:05