Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në Dibër, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Gentjan Meda, mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në Maqellarë.
Gjatë operacionit, efektivi i “Shqiponjave” ka rënë nga muri rrethues i banesës trekatëshe dhe u lëndua në kokë dhe në trup.
Policit të plagosur fillimisht i është dhënë ndihma e parë në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës dhe më pas u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, një banore ka treguar edhe vendin ku kishte rënë polici, teksa ka rrëfyer se është parë i shtrirë dhe i gjakosur.
“Tha vdiqa bre, më erdhi gjynah. E shikon ku janë tullat, my aty ishte shtrirë. Ishte i gjakosur. Ai mund të kenë rënë më herët por s’kemi dëgjuar. Mund të ketë qenë ora 6.”, tha banorja për mediat.
Sipas raportimeve, efektivi Gentjan Meda, ka rëndë nga lartësia e murit teksa ishte duke tentuar të arrestonte shtetasin Klodian Llomi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar nga gjykata e Apelit në Romë me 6 vite e 7 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Meda është nisur me helikopter në Tiranë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë dhe gjendja e tij raportohet jashtë rrezikun për jetën, ndërkohë raportohet se i plagosur ka mbetur po ashtu edhe kolegu i tij, Bilal Gjapi, i cili sipas informacioneve në media ka thyer këmbën.
Sakaq, 35-vjeçari Klodian Llomi është arerstuar nga efektivët e tjerë të Policië dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

