Qytetarët e Orikumit kanë dalë në protestë për të kërkuar rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, të cilin e kishte përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.
Pjesëmarrësit kundërshtojnë organizimin e tanishëm administrativ dhe kërkojnë që Orikumi të funksionojë sërish si bashki më vete. Me këtë qëndrim, Orikumi u bashkohet 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative të propozuar nga mazhoranca.
Të lidhura
None found
