Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e një difekti teknik.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/