Banorët në alarm duke shuar flakët, shkrumbohet banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në fshatin Dukat të Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Banorët po luftojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 


Shtuar 4.08.2021 16:29