Tërmeti i mbëmjes së djeshme në Klos, me magnitudë, 4.7, ka ngjalur panik te banorët e zonës, por jo vetëm.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë nga frika e një lëkundjeje më të fortë që fatmirësisht nuk ka ndodhur.
Të lidhura
None found
Gjatë orëve të natës janë ndjerë disa postlëkundje, por me magnitudë të vogël dhe thuajse nuk janë ndjerë.
Mbëmjen e djeshme, kryetari i Bashkisë së Klosit, Ilmi Hoxha, ka bërë me dije situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit.
Ai ka thënë se janë dëmtuar 3 banesa në Klos dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pas verifikime të kryera sot nga emergjencat civile, rezultojnë 12 banesa të dëmtuara
