Banorët e Divjakës nuk ndalen, vazhdojnë përplasjen me policinë dhe shkulin traun

Banorët e Divjakës kanë shkulur traun e vendosur në hyrje të parkut kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Kanë qenë të shumtë banorët të zonës, por dhe deputetë, të cilët janë përplasur me policinë duke kundërshtuar ashpër këtë veprim.

Ata e kanë konsideruar vendosjen e tarifës si akt të paligjshëm dhe në kundërshtim me interesin e banorëve të zonës.

Me pankarta të ndryshme “Mos e luani atë që s’e preku as gjermani, “Fëmijët tanë duan oksigjenin” banorët e Divjakës thanë se janë kundër tarifave që po planifikohen të zbatohen për personat dhe mjetet që vizitojnë parkun.