Banka Botërore vlerëson 60 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën e Ukrainës

Banka Botërore ka thënë se një vlerësim i hershëm tregon se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kishin arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.

Vlerësimi nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërsa lufta vazhdon, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, në një konferencë të enjten.

Në fjalimin e tij virtual në konferencë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se vendit i duheshin rreth 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet e tij ekonomike tani dhe “qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjitha këto më vonë”.

Zelensky u kërkoi vendeve që kanë vendosur sanksione dhe ngrirje mbi asetet ruse që t’i përdorin ato para për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës dhe për të paguar për humbjet e pësuar nga vendet e tjera./albeu.com