Banka Botërore do t’i japë Ukrainës 530 milionë dollarë ndihmë shtesë

Banka Botërore ka thënë se do të ofrojë 530 milionë dollarë shtesë në mbështetje për Ukrainën, duke e çuar ndihmën totale nga banka në 13 miliardë dollarë.

Ndihma mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar (500 milionë dollarë) dhe Danimarka (30 milionë dollarë), tha Banka Botërore në një deklaratë.

Nga ndihma totale prej 13 miliardë dollarësh për Ukrainën deri më sot, 11 dollarë miliardë është disbursuar plotësisht, shtoi banka.

Analiza më e fundit e Bankës Botërore vendos koston totale afatgjatë të rindërtimit dhe rimëkëmbjes në Ukrainë gjatë tre viteve të ardhshme në mbi 100 miliardë dollarë, tha Arup Banerji, Drejtor Rajonal i Bankës Botërore për Evropën Lindore.


Shtuar 1.10.2022 07:57