Sot në Kuvend po diskutohet për marrëveshjen e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në lidhje me këtë marrëveshje ka folur edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash.
Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një marrëveshje ekstradimi me këtë shtet, pasi Dubai është kthyer në strehën e shumë personazheve të krimit të organizuar shqiptar. Sipas tij, kjo do të ishte arritje, ndërsa theksoi se qeveria nuk po tregon vullnet për ta realizuar.
Alibeaj: Dubai iu thotë gjë? Banda e Durrësit dhe e Elbasanit ju thotë gjë? Këta janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri thotë që ne e kemi një marrëveshje, por është shkëmbim të dhënash. E dëgjova ministrin e Drejtësisë, por nuk kërkoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi. Nuk dha asnjë provë. është një çështje shumë e rëndësishme. Tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin. Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja. është kambanë alarmi që duhet të bjerë në veshin e ministrave. është mungesë rakordimi, apo kapje nga krimi. Nëse sillni marrëveshje me ta për ekstradim, e keni votën tonë. I keni sjellë pengesa SPAK-ut. E kanë thënë ata. E pra, ndaj kësaj marrëveshje kaq të thjeshtë fshihen probleme të mëdha dhe demaskim i probleme. Parajsa kriminale është atje. Duhet vullnet i qartë politik. Edhe për këto marrëveshje. Mjafton të pyesësh gazetarët, e thonë ata ku ndodhet njëri e tjetri. është çështja si ti sjellim këtu. Ky është vullnet politik. është kaq e thjeshtë. Nuk është sfidë për ju dhe për askënd. është thjeshtë qëndrim. Sa të krisë sërish kallashi i radhës, është mirë ta themi që sot, edhe në BE është një nga kërkesat kryesore. Kështu bëhet shteti./albeu.com