Përveç reçelit klasik të kumbullës, ftoit dhe kajsisë, është koha për të provuar diçka të re
Përbërësit:
– 5 banane të mesme të pjekura në mënyrë të përkryer (pa njolla ngjyrë të kaftë);
– 500 g ananas të konservuar të grimcuar (të papërzier);
– 1/4 filxhan kokos;
– 3 gota sheqer të bardhë
– 3 lugë lëng limoni në shishe.
Përgatitja:
Në fillim qëroni dhe grini bananen, pastaj vendosni në një tenxhere të madhe.
Shtoni përbërësit e tjerë dhe vendosni në pllakë shporeti që të vlojnë, duke i përzier vazhdimisht.
Pasi që të vlojnë, ulni temperaturën dhe në zjarr mesatar zieni derisa të dendësohen, duke i përzier vazhdimisht.
Kur tretja të dendësohet mirë, me lugë vendosni në kavanoz të sterilizuar dhe lëreni të ftohet.
Ruajeni kavanozin në frigorifer dhe përdoreni në afat prej 4 – 6 javësh.
Lëngu i limonit, sipas kësaj recete, do ta mbajë bananen të freskët.
Nëse dëshironi që të konservoni këtë reçel, keni parasysh që ngjyra nuk do të jetë e verdhë por ngjyrë vjollcë./albeu.com