Bamir Topi nxjerr provat: Po ju rrëfej pse Rama dhë Berisha janë bashkë që prej ngjarjes në Gërdec

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Sipas Topit, Berisha dhe Rama që prej shpërthimit të Gërdecit i kanë marrë vendimet së bashku.

“Rama se ka lënë në mënyrë spontane këtë histori. Po e faktorizon duke e goditur. E bën haptazi. Ata qysh nga viti 2008 janë bashkë.

Madje edhe fizikisht mund të them që menjëherë në Spitalin Ushtarak pas shpërthimit të Gërdecit janë bashkë. Ndryshimet kushtetuese i bënë bashkë.

Të gjithë ato ndryshime në kampet respektive i kanë bërë në interes të kësaj dyshe. Brenda kësaj dyshe për interesa janë bashkë, por kur vjen historia gjithçka shkon zi e më zi për opozitën. Ai e përdor. Lidhja organike kërkon edhe faktorin përballë, edhe pse nuk mund të kenë afrimitet kimik.

Kështu po ndodh. Kjo sipas meje e thellon distancën, diferencën. Partia Socialiste është e kamufluar në jetën parlamentare, është zotëruese e pushteteve.

Jetën parlamentare e ka për të bërë grimin e qeverisjes, për të folur njerëz që i japin një lloj demokracie koherente Parlamentit ndërsa në qeverisje është Rama, që kontrollon çdo qelizë të qeverisjes. Kështu që të thuash të thuash duke përdorur alibinë që janë të blerë nga Rama është histori e vjetër, e konsumuar”, deklaroi Topi./albeu.com/