Miksoi krimin me politikën, me cilin kah anonte Ervis Martinaj? Hoxha: Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë

Teksa jemi fiks një muaj nga lajmi për zhdukjen e Ervis Martinajt, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet policore, ndërsa në media janë ngritur një sërë hipotezash.

Saga për “mbretin e lojërave të fatit” nisi pikërisht me denoncimin në polici nga familjarët e tij.

Për të shumëkërkuar e policisë 3 janë pistat që po hetohet, zhdukje, inskenim si edhe eliminin fizik.

Gazetari i Abc, Artan Hoxha u shpreh se Martinaj evoluoi botën e krimit dhe krijoi një miksim mes biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm me botën politike.

Vis Martinaj miksoi krimin me politikën

Sipas Hoxhës, edhe pse aleanca e krijuar nga Martinaj ishte e fuqishme, grupi që e ka eleminuar tregoi se ka lidhje më të fuqishme me autoritetet.

Hoxha: Vis Martinaj është rrëmbyer në momentin që ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Aleanca e krimit është një aleancë mes grupeve të fuqishme. Vis Martinaj nuk ishte një personazh i zakonshëm i botës së krimit, ai evoluoi botën  e krimit, miksoi biznesin e ligjshëm me atë të paligjshëm, botën politike. Ai bëri një miksim të strukturës së krimit të organizuar në Shqipëri. Aleanca që e ka kryer këtë atentat kanë dëshmuar që kanë lidhje shumë më të fuqishme me autoritet. Tani do të jetë shumë e vështirë të rikthehet kontrolli e rendit dhe sigurisë. Nuk kemi të bëjmë me organizata që merren me krim ordiner, por me organizata që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë, autoritete nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Policia nuk ka një version zyrtar në lidhje me çfarë ka ndodhur me të, megjithatë në media deri më tani kanë dalë dy versione kryesore. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportojnë duke iu referuar një videoje që ata thonë se e kanë parë, se Ervis Martinaj është kapur nga kundërshtarët e tij dhe është ekzekutuar. Ndërkohë, versioni tjetër lidhet me një skenar në lidhje me zhdukjen e tij me qëllim shmangien nga policia e cila e kishte shpallur në kërkim, por edhe prej kundërshtarëve pas vrasjeve të fundit në rrethin e tij shoqëror.

Ram dhe Berisha e njohin shumë mirë

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit ka përmendur edhe emrin e Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit.

Në fjalën e tij, Rama fajësoi Policinë e Shtetit që ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse është vrarë apo jeton, pasi hipotezat pas zhdukjes së tij kanë qenë të shumta.

Gazetari i Abc, Artan Hoxha, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Radari Informativ”, me gazetaren Juli Xhokaxhi, ritheksoi dhe një herë se të gjitha të dhënat flasin për një eliminim fizik të të shumë kërkuarit të drejtësisë. Për Hoxhën, zhdukja e Martinajt është një ngjarje e rëndësishme e cila ka shënuar vijën mes dekadës që lamë pas dhe asaj që fillon.

Gjatë intervistës, gazetari deklaroi se do të donte që Berisha bashkë me Ramën, në cilësinë e statusit politik që kanë të ushtrojnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë ngjarje. sipas Hoxhës, ish-kryeministri dhe kryeministri Rama e njohin mirë Martinajn.

Hoxha: Unë kam theksuar që ngjarja e cila ka përfunduar me rrëmbimin dhe deri tani të dhënat flasin për një eleminim fizik të Martinajt, më bën përshtypje sepse nga data 9 deri në datën 24 kur kam folur për këtë ngjarje, si Rama, ashtu dhe opozita nuk kishin bërë asnjë lloj deklarimi. Kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të madhe që unë e kam cilësuar si ngjarje që shënon vijën mes dekadës që lamë dhe dekadës që vjen. Më bëhet qefi që edhe Rama dhe Berisha më në fund vendosën të flasin për këtë ngjarje, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Më në fund vendosën të flasin për një personazh që e njohin të dy shumë mirë. Martinaj është një njeri që e ka mbështetur të djathtën. Unë prisja një tjetër reagim nga kryeministri, por së paku ai foli dhe u përpoq që të jepte një mesazh, ai nuk mbajti një qëndrim por i kërkoi policisë të thotë se çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn. Berisha linte të kuptoje se Vis Martinaj ishte i rrëmbyer dhe fati i tij nuk dihej. Berisha i referohej një personi i cili nuk jetonte më. Unë do të doja që të dy këta personazhe në lartësinë e statusit politik duhet të ushtrojnë të gjithë autoritetin dhe të bëjnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit që kjo ngjarje të zbulohet./albeu.com

 

 

 

Shtuar 9.09.2022 11:06